Spahn: Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet edhe pas muajit janar

Spahn: Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet edhe pas muajit janar

12:38, 13/01/2021
A+ Aa A-

Berlin - Gjermania nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha kufizimet për koronavirusin në fillim të shkurtit, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, duke theksuar nevojën për të zvogëluar më tej kontaktet për të shmangur një variant më infektues të virusit.

Kabineti gjerman miratoi të mërkurën kontrolle më të rrepta mbi njerëzit që hyjnë në vend pasi një bllokim kombëtar u përforcua javën e kaluar dhe u shtri deri në fund të janarit.

"Një gjë është tashmë e dukshme: Nuk do të jetë e mundur të lirohen të gjitha kufizimet më 1 shkurt," i tha Spahn, radios “Deutschlandfunk” të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për të filluar efektet e një fushate vaksinimi.

Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive raportoi të mërkurën 19,600 infeksione të reja me COVID.

Numri i të vdekurve u rrit me 1,060 në 42,637.

Rregullat e reja më të rrepta do të kërkojnë që njerëzit që vijnë nga vendet me ngarkesë të lartë të infektimit ose ku po qarkullon varianti më infektues, të bëjnë test të koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel tha në një takim të ligjvënësve të martën se tetë deri në dhjetë javët e ardhshme do të ishin shumë të vështira nëse varianti më infektiv i identifikuar për herë të parë në Britani përhapet në Gjermani, sipas një pjesëmarrësi në takim.

Ministri i Financave Olaf Scholz, ndërkohë, rinovoi premtimin e qeverisë për të vazhduar mbështetjen e kompanive të goditura nga pandemia.

"Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa është e nevojshme," i tha ai transmetuesit ZDF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco