Vaksina kineze është 50% efektive/ A mund të krahasohet me të tjerat?

Vaksina kineze është 50% efektive/ A mund të krahasohet me të tjerat?

12:18, 13/01/2021
A+ Aa A-

Të dhënat që vijnë nga Brazili tregojnë se vaksina kineze, e njohur si Sinovac, është vetëm 50.4 përqind efektive në mbrojtjen nga koronavirusi. Por a mund të krahasohen vaksinat?

Nga Philippa Roxby, BBC

Të dhënat e fundit për vaksinën e koronavirusit të Kinës tregojnë se sa e vështirë është të krahasosh vaksinat.

Shifra e efektivitetit prej 50 përqind nuk është aq e mirë sa 70 përqind e Oksfordit apo 95 përqind e Pfizer dhe Moderna. Por testimet zhvillohen në mënyra shumë të ndryshme në vende të ndryshme- numri i vullnetarëve të regjistruar ndryshon shumë, ashtu si kriteret e përdorura për të provuar se sa mbrojtje ofrojnë vaksinat.

Një e dhënë për efikasitetin arrihet duke parë se sa janë njerëz janë infektuar nga Covid pasi kanë bërë vaksinën, krahasuar me sa janë infektuar duke marrë një injeksion fals. Normalisht kjo bazohet te njerëzit që kanë shfaqur simptoma të dukshme, por në testimet braziliane duket se janë përfshirë edhe personat pa simptoma.

Pra, vetëm kur të publikohen të dhënat e plota nga të gjitha testimet e kësaj vaksine, shkencëtarët mund të analizojnë efikasitetin e saj real dhe ta krahasojnë me vaksina të ngjashme. Për momentin në dispozicion janë vetëm të dhëna të kufizuara për vaksinën Sinovac dhe ekspertët thonë se kjo e konfuzon panoramën.

Në planin afatgjatë, shumë vaksina kundër Covid janë të nevojshme për të vaksinuar botën dhe, në mënyrë të pashmangshme, disa do të performojnë më mirë se të tjerat- por dhënia e mbrojtjes për sa më shumë njerëz është përparësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco