Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Historia tronditëse/ Ekzekutohet gruaja e parë pas 67 vitesh në SHBA

Historia tronditëse/ Ekzekutohet gruaja e parë pas 67 vitesh në SHBA

11:56, 13/01/2021
A+ Aa A-

Lista Montgomery, e vetmja e dënuar me burg, në pritje të ekzekutimit në SHBA, ka ndërruar jetë.

Ajo u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës, duke u bërë e para grua prej 67 vitesh që ekzekutohet në SHBA.

52-vjeçarja u shpall e vdekur në orën 1:31. Avokati i saj, në një deklaratë emocionuese, akuzoi administratën e Trump se kërkonte gjak.

Montgomery u dënua për vrasjen e Bobbie Jo Stinnett në vitin 2004. Viktima ishte shtatzënë. Montgomery i preu barkun dhe i nxori prej andej beben.

Avokatët kishin kërkuar anulimin dhe më pas shtyrjen e ekzekutimit deri pas inaugurimit të Joe Biden.

Sipas tyre, Montgomery ishte e paaftë mendërisht dhe kishte vuajtur abuzime të tmerrshme. Ajo ishte viktimë e abuzimeve të shumta seksuale që prej moshës 11-vjeçare.

Gazetarët që dëshmuan momentet e saj të fundit thanë se ajo fillimisht u hodhi një vështrim të egër.

Teksa nisi procesi i ekzekutimit, MOntgomery u pyet nëse kishte ndonjë fjalë të fundit. “Jo,” tha ajo me zë të qetë. Ajo nuk foli më.

Montgomery përplasi gishtat për disa sekonda dhe më pas mbylli sytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco