Vendimi/ Trump shpall gjendjen e emergjencës në Washington DC

Vendimi/ Trump shpall gjendjen e emergjencës në Washington DC

09:34, 13/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës në Washington, përpara inagurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden në 20 janar.

Në një deklaratë të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se veprimi i Presidentit autorizon Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të koordinuar përpjekjet për ndihmë në lehtësimin e vështirësive  të shkaktuara nga emergjenca në popullsinë lokale.

Urdhri ekzekutiv për gjendjen e  emergjencës do të jetë efektiv nga data 11 deri në 24 janar.

Kjo vjen pas protestës së dhunshme të javës së kaluar, në të cilën mijëra mbështetës pro-Trump sulmuan ndërtesën e Capitol dhe u përplasën me policinë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, deklarata e emergjencës siguron ndihmën e duhur për masat e kërkuara emergjente, të autorizuara sipas “Titullit V” të ligjit Stafford për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur pronën, shëndetin publik dhe sigurinë, si dhe për të shmangur kërcënimin e një  katastrofe .

Në mënyrë të veçantë FEMA është e autorizuar të identifikojë, mobilizojë dhe sigurojë sipas gjykimit të saj pajisje dhe burime të nevojshme për të lehtësuar ndikimet e emergjencë.

Byroja Federale e Hetimit ka paralajmëruar protesta të armatosura në të gjitha kryeqytetet e shtetit amerikan, përfshirë Washingon ditën e inaguritmit të Presidentit të ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco