Kina regjistron 115 raste të reja me COVID-19

Kina regjistron 115 raste të reja me COVID-19

09:29, 13/01/2021
A+ Aa A-

Kina të martën regjistroi 115 raste të reja COVID-19 – 107 transmetime lokale dhe tetë nga jashtë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të mërkurën.

Rastet lokale u raportuan në Kinën Veriore dhe Verilindore: 90 në Provincën Hebei, 16 në Provincën Heilongjiang dhe një në Provincën Shanxi, raporton Reuters.

38 raste të reja asimptomatike COVID-19 u regjistruan, ndërsa 556 pacientë asimptomatikë mbeten nën vëzhgimin mjekësor. Asnjë vdekje në lidhje me COVID-19 nuk u regjistrua të martën dhe 28 pacientë u lëshuan nga spitalet.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin kinez ka arritur në 87,706, dhe numri i të vdekurve është 4,634. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco