Gjykata në Turqi dënon prezantuesin televiziv me 1075 vite burgim

Gjykata në Turqi dënon prezantuesin televiziv me 1075 vite burgim

09:22, 12/01/2021
A+ Aa A-

 

Policia e Stambollit arrestoi prezantuesin televiziv Oktar në 2018 dhe ai ka qenë në paraburgim që nga ajo kohë. Ai po gjykohet për një numër krimesh që përfshijnë udhëheqjen e një bande kriminale, mashtrim dhe abuzim seksual.

Një gjykatë turke dënoi të hënën prezantuesin dhe shkrimtarin e televizionit islamik Adnan Oktar me më shumë se 1,000 vjet burg për krime që përfshinin organizimin dhe udhëheqjen e një bande kriminale, mashtrim dhe abuzim seksual, njoftoi media lokale.

Oktar kishte kanalin e tij televiziv A9, në të cilin ai drejtonte emisione rreth vlerave islamike. Policia e Stambollit arrestoi Oktarin në 2018 dhe kanë qenë në paraburgim që prej asaj kohe, së bashku me 77 të paditur të tjerë.

Ai dhe 13 nga anëtarët më të rëndësishëm të grupit të tij u dënuan me një total prej 9,803 vjet e gjashtë muaj burg. Vetë Oktar, i akuzuar për 10 pika të aktakuzës, mori saktësisht 1,075 vjet e tre muaj burg.

Oktar ka shkruar më shumë se 300 libra të përkthyera në 73 gjuhë. Nën emrin Harun Yahya, ai shkroi një libër në të cilin ai pretendon se teoria e evolucionit e Darvinit është në themel të terrorizmit global.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco