Vaksina Moderna të mbron kundër koronavirusit të paktën 1 vit

Vaksina Moderna të mbron kundër koronavirusit të paktën 1 vit

09:01, 12/01/2021
A+ Aa A-

Kompania e bioteknologjisë Moderna beson se vaksina e saj do të mbrojë njerëzit kundër Covid-19 për të paktën një vit.

“Pritshmëria jonë është që imuniteti t’ju zgjasë të paktën një vit”, tha zyrtari kryesor mjekësor i Moderna, Tal Zaks, në një konferencë.

Kompania do të duhet të bëjë prova klinike te njerëzit për të parë nëse shtimi i një doze të tretë, mund të zgjerojë mbrojtjen për një kohë më të gjatë, tha Zaks.

Aktualisht, vaksina merret me dy doza, me nga një muaj larg. Vaksina e koronavirusit të Moderna është një nga vaksinat e aprovuara për përdorim emergjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Europiane e Barnave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco