Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

‘Çështje nderi’, 28-vjeçarja vritet me plumb në kokë nga vëllau i saj

‘Çështje nderi’, 28-vjeçarja vritet me plumb në kokë nga vëllau i saj

08:50, 12/01/2021
A+ Aa A-

Një refugjate siriane 28 vjeçare është gjetur e vrarë me një plumb në kokë në banesën e saj në Belgjikë. Një nga vëllezërit e saj është autor i dyshuar.

Ahlam Yunan u vra nga i vëllai për çështje nderi, njoftoi prokuroria belge.

E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liege, u gjet në banesën e saj më 3 janar, me gjurmë mbytjeje rreth qafës, duart e lidhura dhe një plumb në kokë.

Të hënën, zyra e prokurorit konfirmoi raportet se një nga vëllezërit e saj, më i madh se ajo, është “i dyshuari kryesor”.

“Autori është sirian, i lindur në 1984, refugjat në Suedi, i cili aktualisht është në kërkim”, thuhej në njoftim.

“Tensionet midis vëllait dhe motrës ishin shumë të mëdha sepse ai nuk e mbështeste mënyrën se si ajo jetonte, mund të flitet për një krim nderi, “tha Catherine Collion, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege.

Sipas mediave, Ahlam u rrit në një familje të madhe myslimane në Siri, anëtarët e së cilës tani janë shpërndarë midis Belgjikës, Suedisë dhe vendit të tyre të luftës.

Ndërsa motra e saj, Fandia, nuk kishte asnjë lajm prej ditësh nga Ahlami, ajo shkoi në shtëpinë ku gjeti trupin e pajetë të 28-vjeçares. Ajo u foli hetuesve për vëllain e dyshimtë, i cili kohët e fundit kishte “kërcënuar” viktimën, sipas gazetës L’Avenir.

Sipas Collion, ky vëlla që jeton në Suedi ka qenë në Belgjikë për gati tre muaj. Krimi i tij duhet të jetë kryer në 31 dhjetor ose 1 janar. Që atëherë, vëllai është “zhdukur” dhe ndaj tij po pret një urdhër arresti evropian, lëshuar nga hetuesi i ngarkuar me hetimin e “vrasjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco