‘Variantit i ri’ i Covid-19, Spanja e Portugalia ndalojnë fluturimet nga Britania

‘Variantit i ri’ i Covid-19, Spanja e Portugalia ndalojnë fluturimet nga Britania

16:36, 21/12/2020
A+ Aa A-

Duke nisur nga e marta, Spanja do ndalojë fluturimet nga Britania e Madhe sipas një lajmi të bërë publik nga qeveria spanjolle, pas zbulimit të ‘variantit të ri’ të Covid-19.

Sipas vendimit, vetëm shtetasit apo rezidentët spanjollë do mund të futen në vend që nga Britania e Madhe.

Gjithashtu të njëjtin vendim ka marrë edhe Portugalia.

“Vendimi i Spanjës është marrë në bashkëpunim me Portugalinë dhe do të rezultojë në përforcimin e kontrolleve në kufi me Gjilbratarin,” thuhet më tej në deklaratë.

Ndalimin e udhëtimeve që vijnë nga Britania e Madhe e kanë bërë edhe Republika Çeze  dhe Kanadaja, pasi u identifikua një formë e re Covid-19 që përhapet më shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco