Mposhti Covid-in pas 222 ditësh në spital, 57-vjeçari do festojë Krishtlindjet në shtëpi

Mposhti Covid-in pas 222 ditësh në spital, 57-vjeçari do festojë Krishtlindjet në shtëpi

16:33, 21/12/2020
A+ Aa A-

Pasi qëndroi në spital për 222 ditë, ndërsa u diagnostikua me koronavirus, një kohë rekord për Britaninë, Ali Sakalliogllu do t’i kalojë Krishtlindjet në shtëpinë e tij.

Tre herë u thirrën nga mjekët fëmijët e 57-vjeçarit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tyre.

Fëmijët nuk pranuan ta linin të vdiste dhe u kërkuan mjekëve që të vazhdonin të përpiqeshin ta mbanin gjallë. Pacienti më në fund arriti të mposhtë virusin pas një kohe të gjatë i intubuar.

” M’u dha shansi zero për të mbijetuar, kështu që është si një mrekulli për të festuar Krishtlindjen ,” tha Ali për Mirror, përcjell abcnews.al.

“Mezi pres Krishtlindjet, duhet të jem i kujdesshëm pasi dua të jem këtu Krishtlindjet e ardhshme.”, tha Ali, i cili doli nga spitali muajin e kaluar.

Ali ka pesë fëmijë, të moshës 31-38 vjeç. Djali 32-vjeçar,  Jay kujton se në ditët e vështira, ata vetëm shpresoin dhe e dinin se ai nuk do të hiqte dorë. Ai madje tha që prania e tij me ta në Krishtlindje është dhurata më e mirë që mund të kërkojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco