Një gjerman dënohet me burgim të përjetshëm për sulmin në sinagogën Yom Kippur

Një gjerman dënohet me burgim të përjetshëm për sulmin në sinagogën Yom Kippur

13:29, 21/12/2020
A+ Aa A-

Një gjykatë gjermane dha të hënën një dënim me burg të përjetshëm për një burrë pas një sulmi vdekjeprurës të ekstremit të djathtë vitin e kaluar që gati u bë mizoria më e keqe me frymë antisemite në vend që pas Luftës së Dytë Botërore.

Një portë me vida në sinagogën në qytetin Halle me 52 besimtarë brenda që kremtonin Yom Kippur, ditën më të shenjtë të vitit hebre, ishte e vetmja gjë që e ndaloi sulmuesin e armatosur rëndë të derdhte një lumë gjaku, siç kishte planifikuar.

Pasi nuk arriti të sulmonte tempullin më 9 tetor 2019, Stephan Balliet, 28 vjeç, qëlloi për vdekje një kalimtare dhe një burrë në një dyqan qebapësh.

Gjatë gjyqit të tij pesë-mujor, Balliet mohoi Holokaustin në gjykatë hapur - një krim ky në Gjermani - dhe nuk shprehu pendim për ata që ishin në shënjestër, shumë prej të cilëve ishin bashkëpaditës në këtë çështje.

"Sulmi ndaj sinagogës në Halle ishte një nga aktet më të neveritshme antisemitike që nga Lufta e Dytë Botërore," i tha prokurori Kai Lohse gjykatës në qytetin Magdeburg.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim të përjetshëm për Balliet. Ekipi i mbrojtjes i kërkoi gjyqtares kryesuese Ursula Mertens vetëm  një "dënim të drejtë".

Një avokat për nëntë nga bashkë-paditësit, Mark Lupschitz, i tha AFP të hënën herët se gjyqi kishte qenë "i drejtë"

Gjatë gjyqit, Balliet këmbënguli se "sulmi i sinagogës nuk ishte një gabim, ata janë armiqtë e mi".

I veshur me rroba ushtarake, ai filmoi sulmin dhe e transmetoi atë në internet, duke e paralajmëruar atë me një manifest që mbështeste ideologjinë e tij misongjine, neofashiste.

Ambasadori i Izraelit në Gjermani, Jeremy Issacharoff, e quajti sulmin "një moment shumë, shumë alarmues në historinë gjermane".

"Nëse ai djalë do të kishte qenë në gjendje të hynte në një sinagogë ... do të kishte pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në identitetin gjerman pas luftës dhe luftës kundër antisemitizmit," i tha ai AFP në një intervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco