Pitoni, së shpejti pjesë e menusë në restorante

Pitoni, së shpejti pjesë e menusë në restorante

13:28, 21/12/2020
A+ Aa A-

Nëse vërtetohen që janë te sigurt, pitonët së shpejti mund të jenë pjesë e menusë në Florida.

Komisioni i Ruajtjes së Peshkut dhe Kafshëve të Egra të Floridas po bashkëpunon me Departamentin e Shëndetësisë në Florida për të hulumtuar nivelet e merkurit tek pitonët dhe për të përcaktuar nëse ato mund të konsumohen në mënyrë të sigurt

Nëse kjo ndodh, gjarpërinjtë së shpejti mund të përfundojnë në menutë e restoranteve dhe tryezave familjare në të gjithë shtetin.

Pitonët gjenden kryesisht në Floridan jugore, ku ata kanë paraqitur një rrezik serioz për jetën e egër vendase në rajon.

“Nëse mund të përcaktojmë se ata janë të sigurt për t’u ngrënë, kjo do të ishte shumë e dobishme për të kontrolluar popullsinë e tyre”, thanë zyrtarët.

Ndërsa gjahtarët e tyre shtuan se në fakt ata mund të jenë mjaft të shijshëm nëse gatuhen në mënyrën e duhur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco