'E tillë është jeta': Në repartet e koronavirusit ku vdekja trondit, por mbetet fakt

'E tillë është jeta': Në repartet e koronavirusit ku vdekja trondit, por mbetet fakt

09:28, 11/12/2020
A+ Aa A-

Paris - Gjatë rutinës së tyre të mëngjesit në reanimacion, stafi i spitalit dhe studentët e mjekësisë pushojnë jashtë dhomës nr. 10, zbrazur papritur nga pacienti i cili humbi betejën e tij gati njëmujore kundër COVID-19 një mbrëmje më parë. "Ky burrë vdiq në orën 18:12 pasdite|, i thotë grupit mjeku drejtues. Ka një heshtje të shkurtër. Dhe pastaj ata ikin tutje.

Edhe për punonjësit e reanimacionit, për të cilët vdekja është një konstante - dhe kurrë më shumë se këtë vit - dëshmia e humbjes së një njeriu tjetër ndaj virusit mund të jetë një stuhi emocionesh.

Për të mirën e tyre dhe për pacientët e tyre, ata përpiqen të qëndrojnë të shkëputur. Ata kanë mekanizma përballimi. Meditimi ose biseda ndihmon për disa. Për të tjerët, kujdesi për trupin e një pacienti që nuk mund të shpëtohet është pjesë e ecjes përpara. Për shkak se të gjallët kërkojnë vëmendjen e tyre dhe gjithmonë do të ketë vdekje të tjera për t'u trajtuar, thjesht nevojat për përpjekje nuk të lejojnë të mbingarkohesh.

Por, kalibrimi i marrëdhënies së tyre me vdekjen nuk është i lehtë. Disa shqetësohen se ata mund të shihen si të pashpirt nëse janë shumë të zënë ose, anasjelltas, se emocionet mund t'i lëndojnë ata nëse përfshihen shumë. Disa ditë ata i menaxhojnë më mirë se të tjerët.

Ndonjëherë ata ndiejnë nevojën që t’i besohen psikologes së spitalit, me tërbim, me lot, me nevojën për çajin e saj të nxehtë dhe mirëkuptimin.

Kjo është ajo që  ndodh kur has vdekjen vazhdimisht, në ditët e helmuara nga COVID të pandemisë.

"Të shohësh njerëz që vdesin njëri pas tjetrit pasi ke kaluar orë e orë të tëra në një dhomë, duke bërë gjithçka që mundesh e me të vërtetë, për t'i nxjerrë nga atje është shumë, bëhet shumë e vështirë", thotë Melanie Serra, një ndihmëse në repartin e kujdesit intensiv në spitalin Bichat në Paris.

Ai ishte spitali i parë jashtë Azisë që raportoi një vdekje nga COVID-19 në shkurt, në fillim të vitit.

Ishte gjithashtu vendi ku pacienti në kujdes intensiv në dhomën Nr. 10 vdiq këtë 1 dhjetor 2020. Ai ishte një nga 775 vdekjet nga koronavirusi në Francë të asaj dite, duke shtuar një shifër kombëtare të vdekjeve, që tani kalon 56,000 dhe numrin në të gjithë botën me më shumë se 1.5 milionë të vdekur.

Burri ishte gjallë në dy ditët e para që gazetarët e Associated Press kaluan me stafin e spitalit. Por në kohën kur turni i natës iu la atij të ditës, mëngjesin e dytë, dhoma nr. 10 ishte bosh dhe ishte dezinfektuar dy herë. Shtrati i lirë kishte çarçafë të posashtruar. Monitori i televizorit që kishte shfaqur shenjat vitale të pacientit ishte i zi dhe i zbrazët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco