Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

'Dhembshuria fitoi mbi ndasitë': Biden e Harris shpallen 'Njeriu i Vitit' nga Time

'Dhembshuria fitoi mbi ndasitë': Biden e Harris shpallen 'Njeriu i Vitit' nga Time

07:55, 11/12/2020
A+ Aa A-

New York - Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe Zv.Presidentja ezgjedhur Kamala Harris u shpallën së bashku të enjten nga revista Time si "Njeriu i Vitit",  përzgjedhur nga një listë finalistësh që përfshinte njeriun që Biden u mund në votime Presidenti Donald Trump.

Ish- Zv.Presidenti demokrat dhe partnerja e tij në detyrë, senatore e Kalifornisë, zgjedhja e së cilës theu pengesat gjinore dhe racore, së bashku "ofruan ristrukturim dhe rinovim në një", tha Time në një profil të të dyve, botuar në internet krahas njoftimit.

Pas fushatës më të trazuar presidenciale të SHBA-së në kohët moderne, të zhvilluara në grahmat e një pandemie vdekjeprurëse, shkatërrimi ekonomik dhe një fryme kombëtare të shkatërruar nga racizmi, Biden dhe Harris mbizotëruan në një zgjedhje që tërhoqi pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në një shekull.

Kryeredaktori dhe CEO i “Time”, Edward Felsenthal u dha meritën fituesve për suksesin.

"Për ndryshimin e historisë amerikane, për të treguar se fuqitë e dhembshurisë janë më të mëdha se furitë e ndarjes, për shpërndarjen e një vizioni shërimi në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 i “Time".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ktvut11/12/2020 09:04

ropq...

Shto koment

Denonco