Franca vendos të lejojë qarkullimin vetëm gjatë ditës, që nga 15 dhjetori

Franca vendos të lejojë qarkullimin vetëm gjatë ditës, që nga 15 dhjetori

07:02, 11/12/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Francës njoftoi të enjten se do të shtyjë  heqjen e disa kufizimeve  javën e ardhshme, pas shenjave që tendenca rënëse e infeksioneve të reja ishte sheshuar.

Kryeministri Jean Castex tha se qeveria do të heqë kufizimin për lëvizjen e njerëzve nga 15 dhjetori, por do ta zëvendësojë atë me një shtetrrethim në orën 20:00 deri në pragun e Vitit të Ri.

Castex tha që familjet do të lejohen të udhëtojnë për të festuar Krishtlindjet së bashku, por tha që muzetë, teatrot dhe kinematë do të qëndronin të mbyllura për tre javë të tjera akoma pasi numri i infeksioneve të reja Covid-19 ka filluar të rritet ngadalë përsëri.

Një përjashtim nga ndalimi i orës së natës do të bëhet në prag të Krishtlindjeve, shtoi ai.

Kryeministri francez thotë se numri i infeksioneve Covid-19 ka ndaluar të ulet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco