Probleme me Messenger e Instagram, Facebook: Po punojmë për t'i kthyer në nomalitet sa më shpejt

Probleme me Messenger e Instagram, Facebook: Po punojmë për t'i kthyer në nomalitet sa më shpejt

14:51, 10/12/2020
A+ Aa A-

Facebook Inc tha të enjten se disa përdorues patën probleme kur dërgonin mesazhe në Messenger e Instagram. "Ne po punojmë për t'i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur", tha një zëdhënës i kompanisë.

Uebfaqja që gjurmon ndërprerjet, Downdetector.com, tregoi se pati më shumë se 1,800 incidente nga njerëzit që raportuan probleme me Messenger dhe 350 raporte për Instagramin.

Të mërkurën, Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së dhe pothuajse çdo shtet i SHBA-së ngritën padi kundër Facebook, duke thënë se ai përdor strategjinë "blije ose varrose" për të kapur "në fluturim" rivalët dhe për të mbajtur larg konkurrentët më të vegjël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco