‘Nën rrogoz’: Sjelljet e turpshme seksuale trondisin gradat e larta të FBI-së

‘Nën rrogoz’: Sjelljet e turpshme seksuale trondisin gradat e larta të FBI-së

14:14, 10/12/2020
A+ Aa A-

Uashington - Një ndihmës drejtor i FBI-së doli në pension pasi u akuzua se i pirë, i kishte future duart një vartëseje të tij nëpër shkallë.

Një tjetër zyrtar i lartë i FBI u largua pasi u zbulua se kishte ngacmuar seksualisht tetë punonjëse.

Një tjetër agjent i rangut të lartë të FBI doli në pension pasi u akuzua për shantazh ndaj një punonjëseje në moshë  të re për të dalë në takime seksuale.

Një hetim i Associated Press ka identifikuar të paktën gjashtë pretendime për sjellje të keqe seksuale që përfshijnë zyrtarë të lartë të FBI-së gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë dy pretendime të reja të sjella këtë javë nga gratë që thonë se ishin sulmuar seksualisht nga agjentët e rangut.

Secili prej zyrtarëve të akuzuar të FBI-së duket se ka shmangur disiplinimin dhe disa u transferuan ose dolën në pension në heshtje, duke mbajtur pensionet dhe përfitimet e plota edhe kur hetimet vërtetuan  sjelljet seksuale të tyre.

Përtej kësaj, zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit u jepet anonimat edhe pasi procesi disiplinor ecën në rrjedhën e tij, i lejon ata të vazhdojnë në sektorin privat ose edhe në forcat e zbatimit të ligjit.

"Ata po e fshehin këtë nën rrogoz", tha një ish-analiste e FBI-së e cila pohoi në një proces të ri federal se një agjent special mbikëqyrës i lëpiu fytyrën dhe e preku në festën e lamtumirës të një kolegu në 2017. Ajo përfundoi duke iku nga FBI dhe është diagnostikuar me çrregullime të stresit post-traumatik.

"Si organizata kryesore e zbatimit të ligjit që FBI konsiderohet se është, është shumë zhgënjyese kur vet lejon njerëzit që e dinë se janë kriminelë, që të dalin në pension dhe të ndjekin karriera në fusha të lidhura me zbatimin e ligjit", tha gruaja, e cila kërkoi të identifikohet në kjo histori vetëm me emrin e saj të parë, Becky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco