‘Shiti apartamente publike’/ Ish-ministri i Financave dënohet me 8 vjet burg

‘Shiti apartamente publike’/ Ish-ministri i Financave dënohet me 8 vjet burg

16:39, 05/12/2020
A+ Aa A-

Pas skandalit të korrupsionit të niveleve të larta, sh-ministri austriak i Financave është dënuar me tetë vite burg.

Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor pasi kishte shitur mijëra apartamente në pronësi publike. Akuzat që e dërguan pas hekurave ish-ministrin e Financave ishin marrja e rryfshetit dhe falsifikimi i provave.

Gjithashtu Gjykata e Vienës kaq bërë më dije se ish-ministri austriak ishte përfshirë në vendosjen e gjobave dhe shantazheve.

Ai u akuzua se përfitoi më shumë se 9 milionë euro nga aferat korruptive, ndërsa përpara gjykatës i mohoi akuzat dhe tha se do të apelojë çështjen.

Ktërmbëdhjetë të pandehur u përballën në Gjykatën e Vienës me një seri akuzash që nga pastrimi i parave tek mashtrimi dhe deri te falsifikimi i provave.

Gjykata tha se ai u përfshi në një skemë koruptive të privatizimit të më shumë se 60 mijë apartamente publike.

Ish- ministri favorizoi një nga onfertuesit e tenderit i cili i pagoi atij dhe dy zyrtarëve të tjerë 1% të vlerës së blerjes e barabartë me shumën e më shumë se 9 milionë eurove.

Të dy zyrtarëve të tjerë u dha gjithashtu dënim me burg. Gjykata zbuloi se këto para u ndanë në tre llogari bankare me destinacion Liechtenstein.

Avokati i Grasser e përshkroi vendimin e gjykatës si një “gjykim të gabuar” dhe tha se do ta çonte çështjen në Gjykatën e Lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco