Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Adam King, djaloshi 6-vjeçar që po pushton hapësirën me pasionin e tij

Adam King, djaloshi 6-vjeçar që po pushton hapësirën me pasionin e tij

13:46, 05/12/2020
A+ Aa A-

Një djalosh, pasioni i të cilit për hapësirën e bëri atë një yll brenda natës në televizionin irlandez, ka marrë disa trajnime në karrierë nga një ish-komandant i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Gjashtëvjeçari Adam King i magjepsi shikuesit në të gjithë botën kur u shfaq në RTÉ's Late, Late Toy Shoë dhe foli për ëndrrat e tij për të komanduar një mision hapësinor.

Komandanti Chris Hadfield ishte ndërmjet astronautëve të profilit të lartë që e panë programin. Ai tha se Adami ishte "frymëzues" ndërsa po punonte shumë për të arritur ëndrrat e tij.

Astronauti kanadez ishte ofruar të fliste për hapësirën me shkollën e County Cork pasi iu dërguan videoklipe të programit të javës së kaluar në mediat sociale.

Programi vet më pas mundësoi një telefonatë me video midis të dyve, gjatë së cilës komandanti Hadfield i tha Adamit se edhe ai kishte "ëndërruar të fluturonte në hapësirë" kur ishte fëmijë.

"Gjëja më interesante, Adam, është se kur u rrita, pata mundësinë të fluturoja në hapësirë, tri herë. Është mahnitëse se çfarë mund të ndodhë në jetë," tha ai.

Komunikimi me video ishte në krye të një jave të furishme për nxënësin me aftësi të kufizuara, i cili u vlerësua si një frymëzim kur u shfaq në një edicion special të Krishtlindjeve në shfaqjen televizive më të gjatë në Irlandë.

Pamja e Adamit nxiti mesazhe mbështetje nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe agjencia hapësinore e SHBA, Nasa, i cili shkroi në Tëitter se "mezi priste që ai të bashkohej një ditë me ekipin tonë të ëndërrimtarëve".

Kur u pyet në emision se çfarë dëshironte të bënte kur të rritej, Adam shpjegoi se e ndjente se nuk mund të ishte kurrë astronaut për shkak të kockave të tij të brishta. Por se  tha se shpresonte të bëhej "Capcom in Nasa".

"Capcom është një capsule komunikimi," i tha komandanti Hadfield edicionit vijues të programit.

"Është një fjalë e vjetër, por unë kam punuar në Mission Control për 25 fluturime anijesh radhazi si Capcom dhe më pas Capcom kryesor i Nasa - është një punë interesante."

Capcoms ofrojnë mbështetje të rëndësishme për komunikimin e misioneve hapësinore të drejtuara dhe komandanti Hadfield tha se ai besonte se Adam "mund të lulëzonte" në atë lloj mjedisi.

"Na duhet një lloj kombinimi i të dyjave, si i kuriozitetit të pandalshëm, por edhe i gatishmërisë për ta vënë në punë për ta mbështetur atë dhe është shumë mirë të shohësh një shembull si Adam," shtoi ai.

Komandanti Hadfield ishte kanadezi i parë që eci në hapësirë ??dhe në 2013 ai shërbeu si komandant i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco