Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pse gratë shtatzëna nuk mundet të vaksinohen kundër koronavirusit? Mjeku i njohur shpjegon arsyet

Pse gratë shtatzëna nuk mundet të vaksinohen kundër koronavirusit? Mjeku i njohur shpjegon arsyet

11:10, 05/12/2020
A+ Aa A-

Mjeku grek, Elias Mosialos, ka theksuar se gratë shtatzëna nuk mund të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas mjekut, problemi qëndron tek fakti se nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 në gratë shtatzëna dhe nuk dihet se çfarë rreziku mund të përbëjë ajo.

“Një nga grupet që nuk do të marrë ende vaksinën kundër koronavirusit janë gratë shtatzëna. Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhe ka të bëjë me hartimin, jo vetëm të provave klinike të vaksinave të koronavirusit, por të gjitha studimeve mbi sigurinë dhe efikasitetin e produkteve medicinale.

Meqenëse nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 te gratë shtatzëna, nuk ka as njohuri shkencore dhe as prova të një rreziku të vaksinës ndaj tyre. Të dhënat e disponueshme nuk tregojnë shqetësim për sigurinë ose efektet anësore të vaksinave. Sidoqoftë, ka prova të pamjaftueshme për të sugjeruar përdorimin e vaksinave Covid-19 gjatë shtatzënisë, sepse gratë shtatzëna nuk u përfshinë në provat klinike “, tha profesori.

Megjithatë, mjeku bën thirrje që gratë shtatzëna, që kanë sëmundje shoqëruese, duhet të vaksinohen menjëherë pas lindjes.

“Gratë shtatzëna që konsiderohen se i përkasin një grupi me rrezik të lartë, për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë, duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të shtatzënisë”, shtoi ai.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco