FOTOLAJM/ Rusia nis vaksinimin, njerëzi presin në radhë

FOTOLAJM/ Rusia nis vaksinimin, njerëzi presin në radhë

11:09, 05/12/2020
A+ Aa A-

Rusia ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të ri.

Sipas BBC, vaksina Sputnik V është regjistruar në gusht të këtij viti dhe prodhuesit thonë se ka efektivitet prej 95 përqind.

Njerëzit janë regjistruar për të marrë vaksinën dhe para klinikave ka radhë.

Vaksina jepet me dy doza. Prodhuesit thonë se nuk ka efekte anësore, edhe pse ekspertët perëndimorë kanë shprehur rezervat e tyre.

Megjithatë problemi është sa vaksina mund të prodhojë Rusia. Sipas BBC, prodhuesit thonë se deri në fund të këtij viti do mund të prodhojnë vetëm 2 milionë doza.

Vetëm Moska, ku ka nisur fillimisht procesi, është një qytet me 13 milionë banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco