‘Vetting’ xhamive në Francë

‘Vetting’ xhamive në Francë

10:31, 05/12/2020
A+ Aa A-

Autoritetet franceze kanë filluar inspektimet e dhjetëra xhamive dhe sallave të lutjeve pasi dyshohen se përhapin ekstremizmin islamik. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, bëri të ditur se disa mund të mbyllen nëse zbulohet se inkurajojnë  sjellje të dhunshme.

Ky vendim vjen pas miratimit të një ligji për të luftuar ekstremizmin. Kontrolli do të bëhet për 76 xhami dhe salla lutjesh, 16 prej tyre në Paris. Ato do mbikëqyren nga disa forca speciale. Ndërkaq nga inspektimet e kryera, 18 prej tyre aktualisht janë mbyllur, shkruan Klan Plus.

Inspektorët shtetërorë do të shqyrtojnë financimin e tyre, lidhjet e imamëve dhe shkollat që marrin fëmijë të vegjël dhe indoktrinojnë.

Franca u trondit muajin e kaluar nga një akt terrorist, ku një adoleshent çeçen i preu kokën një mësuesi. Samuel Paty një mësues i historisë dhe i gjeografisë publikoi gjatë orës së mësimit karikatura të profetit Mohammed.

Një Gjykatë e Lartë ka urdhëruar mbylljen për gjashtë muaj të Xhamisë së Madhe në Nice Pantin, pasi publikoi një video ku i pritej koka Samuel Paty-it.

Ideja e Macron për të botuar karikaturat në çdo lloj institucioni dhe përpjekjet e qeverisë për të goditur islamin radikal kanë zemëruar Turqinë dhe vendet e tjera me shumicë myslimane.

Laicizmi është kthyer tani në një problem shumë serioz. Nga ndalimi i perçeve myslimane në plazhe te simbolet fetare në shkolla, ajo po ushqen ndarjet dhe po rrezikon të shtyjë disa myslimanë drejt ekstremizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco