Kinë, 18 minatorë vdesin nëntokë nga shpërthimi i gazit

Kinë, 18 minatorë vdesin nëntokë nga shpërthimi i gazit

07:02, 05/12/2020
A+ Aa A-

TV shtetëror kinez njoftoi se 18 minatorë kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë zhdukur pas një rrjedhje të gazit të monoksidit të karbonit në një minierë qymyri në jug-perëndim të vendit.

Një person u shpëtua nga miniera Diaoshuidong në komunën Chongqing, njoftoi transmetuesi CCTV.

Një hetim ka filluar për incidentin, i cili ndodhi të Premten.

Aksidentet e minierave në Kinë nuk janë të pazakonta dhe shpesh janë për shkak të rregullave të zbatuara dobët të sigurisë.

Sipas CCTV, rrjedhja e gazit në minierën Diaoshuidong ndodhi ndërsa punëtorët po çmontonin pajisjet nëntokësore. Miniera kishte qene  mbyllur dy muajt e mëparshëm.

Në shtator, 16 punëtorë u vranë në një minierë tjetër në periferi të Chongqing kur një rrip transportieri mori flakë, duke prodhuar nivele të larta të monoksidit të karbonit.

Në dhjetor 2019, një shpërthim në një minierë qymyri në provincën Guizhou, Kina jug-perëndimore, vrau të paktën 14 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco