Një mrekulli/ Bie nga kati i 19 i pallatit, djali 15-vjeçar shpëton…

Një mrekulli/ Bie nga kati i 19 i pallatit, djali 15-vjeçar shpëton…

22:56, 04/12/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e cuditshme ka ndodhur, ku një 15-vjeçar në Çeki ka rënë nga kati i 19 i një ndërtese dhe ka shpëtuar.

Djali u shtrua në spital me dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesën e legenit, raportojnë mediat e huaja.

Një zëdhënës i policisë i tha AFP se u njoftuan se një djalë kishte rënë nga kati i 19 i një ndërtese. Ai ra në çatinë e hyrjes së ndërtesës duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Sipas shërbimit të ndihmës së parë në Pragë djali po trajtohet në koma artificiale për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia e Pragës po heton tashmë rrethanat e plota të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco