Orgji gej dhe drogë/ Tentuan t'u ulin pantallonat edhe policëve...

Orgji gej dhe drogë/ Tentuan t'u ulin pantallonat edhe policëve...

19:34, 04/12/2020
A+ Aa A-

BILD

25 meshkuj të zhveshur dhe shumë drogë...

Lajmi ra si një bombë: Jozsf Szajer, 59 vjeç, një eurodeputet hungarez, i njohur si konservator i krahut të djathtë, u kap në një orgji homoseksualësh në Bruksel. Pavarësisht rregullave të rrepta të koronavirusit- dhe një çante shpine plot me ekstazi.

Policia ndërhyri në festë pasi mori informacione se po konsumohej kokainë. Organizatori është rrëfyer për mediat.

“Unë gjithmonë ftoj pak miq në festat e mia, të cilët sjellin miqtë e tyre. Më pas rehatohemi së bashku,” tha David Manzheley.

“Flasim pak, pimë pak- si në një pub. I vetmi dallim është se ndërkohë ne bëjmë seks me njëri-tjetrin”.

Të premten në mbrëmje në orën 9:30, gjërat u bënë të parehatshme për pak sekonda. Shumë të parehatshme. Fqinjët e vëmendshëm kishin lajmëruar policinë- për dhunim të rregullave Covid. Dera e apartamentit fluturoi tutje.

“Krejt papritur dhoma ime e ndenjes ishte plot me policë. Ata nisën menjëherë të bërtasin: kartat e identitetit, tani! Por ne nuk kishim as pantallona në trup. Si dreqin duhet ta nxirrnim kartën e identitetit kaq shpejt,” thotë Manzheley.

Akoma më keq: disa nga pjesëmarrësit tentuan që t'u ulin pantallonat policëve pasi menduan se operacioni ishte pjesë e orgjisë.

Sipas prokurorit, të paktën dy nga të pranishmit në festë u identifikuan si diplomatë.

Hungarezi Jozsef Sazajer, i martuar dhe me një vajzë, tentoi që të largohej nga dritarja. Ai po rrëshqiste në një tub shkarkimi kur u plagos.

Gazetari hungarez, Szabolcs Panyi e akuzon për hipokrizi: Teksa shijon në Bruksel festat LGBT, ai ua ka bërë jetën të vështirë komunitetit LGBT në Hungari me rishikimin e Kushtetutës.

Politikani dha dorëheqje të dielën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco