Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ekspertët e SAGE: Njerëzit nuk mund të infektohen dy herë

Ekspertët e SAGE: Njerëzit nuk mund të infektohen dy herë

18:52, 04/12/2020
A+ Aa A-

Komiteti i ekspertëve në Britani, i njohur me emrin SAGE, është i bindur se shanset që njerëzit të infektohen dy herë nga koronavirusi janë thuajse të pamundura.

Për këtë arsye, ata mendojnë se njerëzve u duhet dhënë ‘certifikatë imuniteti’ nëse janë vaksinuar apo nëse e kanë kaluar sëmundjen.

Shkencëtarët e këtij paneli këshillues për qeverinë thonë se njerëzit duhet të ‘çlirohen’ nga distancimi social nëse provojnë se janë imunë ndaj koronavirusi.

Në një raport të përgatitur nga SAGE thuhet se ata kanë shumë besim se njerëzit bëhen imunë pasi preken njëherë nga virusi ose kur vaksinohen.

Edhe pse në botë janë regjistruar raste kur njerëzit janë infektuar dy herë, ekspertët thonë se shanset që njerëzit të transmetojnë virusin herën e dytë janë shumë të pakëta.

Qeveria britanike është e para në botën perëndimore që ka miratuar vaksinën e Pfizer dhe nga e marta do të nisë procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco