Tragjedi/ I vdes në duar foshnja 29-ditëshe, nëna nuk kërkonte ndihmë nga frika e Covid-it

Tragjedi/ I vdes në duar foshnja 29-ditëshe, nëna nuk kërkonte ndihmë nga frika e Covid-it

17:01, 04/12/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një spital në zonën e Salerno në Itali, ku një vajzë një muajshe e një çifti nga Angri, vdiq pasi mbërriti aty e paushqyer dhe në gjendje të rëndëë

Menjëherë, vajza e vogël, u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Sipas informacioneve, nëna kishte pasur vështirësi me ushqyerjen me gji të foshnjës dhe kishte refuzuar të kërkonte ndihmë, nga frika e largimit nga shtëpia mund të infektohej me koronavieus.

Për shkak të kequshqyerjes, vajza 29-ditore u përkeqësua dhe gruaja nuk kishte kërkuar ndihmë nga mjekët pasi refuzonte të dilte nga shtëpia.

Ditët e fundit, megjithatë, situata është përkeqësuar. Kur prindërit u paraqitën me fëmijën në dhomën e urgjencës të spitalit Umberto I në Nocera të premten e kaluar, situata ishte e rëndë. Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të padobishme, vajza e vogël vdiq të enjten. Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco