VIDEO/ Shembet teleskopi ikonik që është paraqitur edhe në filmat e Hollywood

VIDEO/ Shembet teleskopi ikonik që është paraqitur edhe në filmat e Hollywood

15:10, 04/12/2020
A+ Aa A-

Një radio-teleskop i madh në Porto Riko që ishte përdorur nga shkencëtarët për të ndjekur asteroidet dhe për të studiuar planetët, është shembur.

Ajo u paraqit në filmat e Hollivudit duke përfshirë "Kontaktin" me Jodie Foster në 1997 dhe filmin e James Bond "Goldeneye" në 1995.

Fondacioni Kombëtar i Shkencës i SH.B.A.-së (NSF) tha se platforma ra të martën me të tre kullat mbështetëse të teleskopit rreth 305 metra.

"Ne jemi të pikëlluar nga kjo situatë, por jemi mirënjohës që askush nuk u lëndua," tha Drejtori i NSF Sethuraman Panchanathan.

Punëtorët që ishin në dhomën e kontrollit ndërsa ndodhi ngjarja thanë se dëgjuan një zhurmë të fortë kur filloi të shembet

Teleskopi, i cili deri në vitin 2016 ishte më i madhi në llojin e tij, gjithashtu luajti një rol në zbulimet e panumërta shkencore.

Teleskopi u ndërtua në 1963 me para nga departamenti i mbrojtjes i SHBA.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco