Paralajmëron Bill Gates: Pesë muajt e ardhshëm do të jenë ‘mjaft të zymtë’...

Paralajmëron Bill Gates: Pesë muajt e ardhshëm do të jenë ‘mjaft të zymtë’...

14:53, 04/12/2020
A+ Aa A-

Bill Gates ka paralajmëruar që pesë muajt e ardhshëm do të jenë ”mjaft të zymtë” për Shtetet e Bashkuara nëse rastet e COVID-19, shtrimet në spital dhe vdekjet nuk ndalojnë së rrituri. Filantropisti i njohur gjithashtu u zotua të merrte menjëherë vaksinën sapo ajo t’i vihej në dispozicion.

Miliarderi, fondacioni i të cilit ka kontribuar 450 milionë dollarë në përgjigjen globale të koronavirusit, i tha NBC’s Today se gjërat mund të kthehen drejt normalitetit në pranverë nëse amerikanët dyfishojnë masat e shëndetit publik tani.

”Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”, tha ai.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se gjëja më me ndikim që njerëzit mund të bëjnë tani për të parandaluar rritjen e përkeqësimit ishte mbajtja e distancës dhe e maskave.

Duke folur për zhvillimin e vaksinës, Gates tha se ka të ngjarë që të gjithë kandidatët të kenë sukses duke pasur parasysh normat e efikasitetit nga Moderna dhe Pfizer.

”Duket se pothuajse të gjitha vaksinat do të kenë sukses. Ështe shkencë e mrekullueshme, prodhim i shkëlqyeshëm industrial, bashkëpunim perfekt, edhe midis vendeve. Pra, e dini, kjo është një luftë, ne jemi të gjithë së bashku”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BG06/12/2020 16:04

Per ke vaksine e ka fjalen ky i dale nga udha e zotit, qe Ben parashikime si profet , Po kush eshte ky injorant I pasur qe se paska bere akoma vaksinen qe vete ka financuar per virusin qe vete krijuan?! ,,,,,??

Shto koment

Denonco