Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Coronavirus: Italia ndalon udhëtimet për Krishtlindje ndërmjet rajoneve

Coronavirus: Italia ndalon udhëtimet për Krishtlindje ndërmjet rajoneve

09:15, 04/12/2020
A+ Aa A-

Italia vendosi ta ndalojë udhëtimin midis rajoneve të saj nga 21 dhjetori deri në 6 janar në kuadrin e kufizimeve të rrepta për shkak të koronavirusit gjatë festave të Krishtlindjeve.

Po ashtu do të vendosë një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00.

Restorantet mund të hapen në disa rajone deri në orën 18:00 por vetëm marrjet me vete në to janë të lejuara në pjesë të tjera të vendit. Resortet e skive do të rrinë mbyllur deri më 7 janar.

Kjo ndodh pasi Italia shënoi numrin e saj më të lartë ditor të vdekjeve nga Covid që nga fillimi i pandemisë, me 993 viktima.

"Ne nuk mund ta ulim vigjilencën tonë," tha Kryeministri Giuseppe Conte në një konferencë shtypi.

"Ne duhet të eleminojmë rrezikun e një vale të tretë e cila mund të mbërrijë në janar - dhe jo më pak serioze se e para dhe e dyta," shtoi ai.

Do të ketë përjashtime për ata që udhëtojnë për punë, arsye mjekësore ose çështje urgjente.

Në veçanti  për udhëtimet që ndalohen midis rajoneve, njerëzit nuk do të lejohen të largohen nga qytetet e tyre ditën e Krishtlindjeve dhe ditën e Vitit të Ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco