Një tjetër moment historik për Ugur Sahin, bashkëthemeluesin e  BioNTech

Një tjetër moment historik për Ugur Sahin, bashkëthemeluesin e BioNTech

09:13, 04/12/2020
A+ Aa A-

Një tjetër moment historik për bashkëthemeluesin e BioNTech Ugur Sahin, pasi që ditën e djeshme ai është në mesin e 500 njerëzve më të pasur në planet.

Kjo erdhi menjëherë pasi Mbretëria e Bashkuar miratoi përdorimin e vaksinës të cilën e zhvilloi në bashkëpunim me Pfizer.

Aksionet e BioNtech u rriten 8% këtë javë ndërsa që nga fillimi i vitit ato janë rritur me 250%.

Sahin tani është njeriu i 493 më i pasur në botë me një pasuri me vlerë neto prej 5.1 miliardë dollar sipas indeksit të miliaderëve Bloomberg.

Britania e Madhe është vendi i parë në perëndim që miratoi vaksinën kundër COVID-19, duke hapur rrugën për vaksinimet me produktet e zhvilluara nga Pfizer dhe BioNTech e cila sipas raporteve është 95% efektive.

BioNTech është duke pritur një vendim nga rregullatorët e FDA të SHBA dhe BE.

Në të kaluarën BioNtech ishte përqendruar në përpjekjet për trajtimin e kancerit, por Sahin, së bashku me gruan e tij Ozlem Touretsi (mjekja kryesor i BioNtech) filluan të përqendroheshin në koronavirusin janarin e kaluar.

Shkencëtari me origjinë turke është aksioneri i vetëm në një kompani gjermane që kontrollon 18% të BioNTech, e cila ka mbledhur 150 milion dollarë që kur u rendit në bursën amerikane vitin e kaluar.

Sahin është në listën e 500 më të pasurve së bashku me dy gjermanë të tjerë, vëllezërit Strugman.

Ata zotërojnë rreth 50% të BioNTech dhe kishin mbështetur një sipërmarrje të mëparshme të bioteknologjisë të filluar nga Sahin dhe gruaja e tij, Ganymed Pharmaceuticals .

 Pasuria e dy vëllezërve vlerësohet të tejkalojë 24 miliardë dollarë.

 

 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco