Shefi i OBSH në Europë tregon kush do ta marrë vaksinën së pari

Shefi i OBSH në Europë tregon kush do ta marrë vaksinën së pari

09:04, 04/12/2020
A+ Aa A-

Vaksinat e reja kanë një reagim fenomenal kundrejt koronavirusit dhe mezi presim fillimin e vaksinimit tha Hans Kluge, shefi i OBSH për Europën, teksa u ndal tek testimet e para që po bëhen nga agjencitë e miratimit të barnave.

Në lidhje me vaksinimin, ai do të fillojë së pari në Britaninë e Madhe. Dozat e para janë të limituara tha Kluge, prandaj vaksinimi do të përqëndrohet tek një grup i caktuar personash si të moshuarit apo më të rrezikuarit nga pandemia.

Si pasojë e vaksinave të limituara, qytetarëve u është bërë thirrje për të vazhduar respektimin e masave kufizuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco