Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shpërthimi në Bristol, shkon në katër numri i viktimave

Shpërthimi në Bristol, shkon në katër numri i viktimave

09:02, 04/12/2020
A+ Aa A-

Katër presona e kanë humbur jetën në shpërthimin e fuqishëm në një vendpunim të pastrimit të ujit në Avonmouth pranë Bristolit, njoftoi policia britanike të enjten në mbrëmje.

Shpërthimi ndodhi pak para mesditës sipas kohës lokale, kurse ekipet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes, duke e klasifikuar këtë si një "incident të rëndë".

Zëdhënës i policisë tha se incidenti nuk konsiderohet si sulm terrorist.

Kryeinspektori Mark Runacres tha se: “Oficerët qëndrojnë në vendin e ngjarjes dhe ka të ngjarë të jenë për ca kohë pasi ne punojmë së bashku me agjencitë e tjera në zgjidhjen e këtij incidenti të madh".

"Një kordon është vendosur dhe ne këshillojmë qytetarët të shmangin zonën në këtë kohë, kur është e nevojshme të lejojnë shërbimeve të urgjencës të kryejnë punën e tyre".

"Hetimet e policisë për të përcaktuar saktësisht atë që ka ndodhur janë në fazë shumë të hershme dhe po vazhdojnë".

Kryeministri britanik, Boris Johnson shkroi në Twitter: "Jam shumë i pikëlluar kur mësova se katër njerëz kanë humbur jetën në shpërthimin e punimeve të ujit në Avonmouth".

“Zemrat tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Faleminderit për shërbimet e urgjencës që ishin në vendin e ngjarjes", shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco