Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ish-presidenti vdes nga Covid-19/ Kush ishte VGE: Nga afera me Dianën te...

Ish-presidenti vdes nga Covid-19/ Kush ishte VGE: Nga afera me Dianën te...

10:58, 03/12/2020
A+ Aa A-

Ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing, i njohur shkurt si VGE, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Ai ishte prekur nga koronavirusi, raporton Daily Mail.

Familja e tij doli me një deklaratë ku thekson se shëndeti i tij u përkeqësua dhe ndërroi jetë si pasojë e Covid-19. Funerali do të jetë një event familjar.

VGE ndërroi jetë gjashtë muaj pasi një gazetare e kishte paditur për sulm seksual. Reporterja gjermane 37-vjeçare, Ann-Kathrin Stracke e depozitoi padinë në maj. Sipas saj, ish-presidenti e kishte prekur në vendet intime pa lejen e saj. Por një zëdhënës i ish-presidentit tha se ai nuk mban mend ta ketë takuar gazetaren gjermane.

Në Angli, VGE ishte i njohur pasi u përfol për një aferë me Princeshën Diana. Në vitin 2009, VGE shkroi një novelë për një aferë mes një presidenti francez dhe një princeshe britanike. Në atë kohë u përfol se ai po përshkruante aferën e tij me Dianën.

I lindur në vitin 1926, VGE shërbeu si president nga viti 1974 deri në vitin 1981. Gjatë presidencës së tij, shoqëria franceze u modernizua më tej. Ai lejoi divorcin me pëlqim reciprok, legalizoi abortin dhe uli moshën e votimit nga 21 në 18 vjeç. Si eurofil ai ndihmoi që të forcohej unioni evropian.

Për herë të fundit ishte shfaqur në publik më 30 shtator në varrimin e një tjetër ish-presidenti, Jacques Chirac. Për tre dekada ai mbajti titullin e presidentit më të ri në Francë, deri në zgjedhjen e Emmanuel Macron.

VGE njihej për aferat e tij me shumë femra të bukura. Historitë e tij rozë ishin shpesh subjekt i medieve.

Ai u martua me kushërirën e tij, Anne-Aymone Sauvage de Brantes dhe së bashku kanë katër fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco