Nisen drejt Londrës kamionët me 800 mijë doza të vaksinës anti-Covid

Nisen drejt Londrës kamionët me 800 mijë doza të vaksinës anti-Covid

15:22, 02/12/2020
A+ Aa A-

Kamionë të mbushur me dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër coronavirusit kanë marrë rrugën drejt Britanisë, menjëherë pas marrjes së miratimit nga rregullatori mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar.

Mijëra doza janë nga ngarkuar nga fabrikat e Pfizer në Belgjikë sot në mëngjes vetëm pak orë pas dritës së gjelbër nga Medicines and Healthcare Products Regulatory Agency (MHRA), duke e bërë Britaninë vendin e parë në botë që ka autorizuar klinikisht vaksinën anti-Covid.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock plot entuziazëm deklaroi se fundi i pandemisë tani ‘duket në horizont’, ndërsa kryeministri Boris Johnson tha se ajo ‘do të na lejojë të rimarrim jetën tonë e të vëmë ekonominë sërish në lëvizje’.

800 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat mjaftojnë për të vaksinuar 400 mijë njerëz, pasi merret me dy injeksione, do të jenë në dispozicion nga java e ardhshme. Britania ka porositur 40 milionë doza në total, me 10 milion që priten deri në fund të këtij viti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco