Putin urdhëron vaksinim masiv në Rusi

Putin urdhëron vaksinim masiv në Rusi

15:07, 02/12/2020
A+ Aa A-

Pasi vaksina ruse 'Sputnik V', thuhet se ka dalë e suksesshme ndaj Covid-19, presidenti i vendit Vladimir Putin ka urdhëruar që të nisë vaksinimi masiv.

Televizioni RusiaToday shkruan në Twitter, se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar vaksinim masiv në të gjithë Rusinë.

Vaksinimi do të nisë gjatë javës tjetër.

Mjekët dhe mësuesit do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Vaksina anti-Covid ‘Sputnik V’ të prodhuara tashmë nga Rusia, do të arrijë në dy milion doza në ditët në vijim, tha Putini të mërkurën gjatë një konference online.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco