OBSH forcon udhëzimet për mbatjen e maskave

OBSH forcon udhëzimet për mbatjen e maskave

14:18, 02/12/2020
A+ Aa A-

Në qershor, OBSH nxiti qeveritë që të kërkojnë nga të gjithë të mbajnë maska ??pëlhure në ambiente të brendshme dhe të jashtme, ku ekziston rreziku i transmetimit të virusit.

Që atëherë, një valë e dytë globale e epidemisë ka goditur sërish shumë vende të botës.

 Në tërësi, më shumë se 63 milion njerëz  janë të infektuar me COVID-19 dhe 1.475 milion vdiqën, shkruan Reuters.

Në këshillat më të hollësishme të botuara ditën e sotme e  mërkurë (2 dhjetor), OBSH tha që, në vende ku epidemia po përhapet  njerëzit - përfshirë fëmijët dhe studentët e moshës 12 vjeç e lart - duhet të mbajnë gjithmonë maska ??në dyqane, vendet e punës dhe në shkolla që nuk kanë ventilim.

Maskat duhet të mbahen jashtë dhe në hapësira të brendshme të ajrosura mirë ku distanca fizike të paktën një metër nuk mund të mbahet.

Në të gjithë skenarët, maskat - të cilat mbrojnë nga transmetimi i virusit - duhej të shoqërohen me masa të tjera paraprake si larja e duarve,  shprehet OBSH.

Në zonat e përhapjes së COVID-19, OBSh gjithashtu këshilloi mbajtjen "universale" të maskave mjekësore në objektet e kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe kur kujdesesh për pacientë të tjerë.

Këshillat zbatohen për vizitorët, pacientët e jashtëm dhe vendet e zakonshme si lokalet  dhe dhomat e stafit.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor mund të mbajnë maska ??respiratore N95 kur kujdesen për pacientët COVID-19.

Gjithashtu OBSh rekomandoi që njerëzit  kur kryejnë aktivitet fizik të mos mbajnë maska, duke përmendur disa rreziqe, veçanërisht për njerëzit me astmë.

Duhet të ruhet ventilimi i duhur, distancimi fizik dhe dezinfektimi i sipërfaqeve në palestër, ose duhet të merret parasysh mbyllja e tyre përkohësisht shton OBSh.

 

 

 

 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco