Shifër e ‘frikshme’, ja sa është rritur pasuria e miliarderëve amerikan gjatë pandemisë COVID-19

Shifër e ‘frikshme’, ja sa është rritur pasuria e miliarderëve amerikan gjatë pandemisë COVID-19

10:33, 02/12/2020
A+ Aa A-

COVID-19 ka gjunjëzuar ekonominë globale.

Shumë njerëz kanë humbur vendin e tyre të punës dhe bizneset po vuajnë pafundësisht nga izolimet e detyrueshme.

Por COVID-19 nuk ka prekur miliarderët amerikanë.

Në fakt jo vetëm që kanë qënë imun ndaj efekteve të saj, por gjithashtu kanë lulëzuar gjatë kësaj periudhe, duke rritur në mënyrë drastike pasurinë e tyre.

Një analizë nga Chuck Collins në Insitutin për Studime të Politikave zbuloi se miliarderët amerikan kanë parë pasurinë e tyre të rritet me 1 trilion dollarë që nga marsi i këtij viti.

Ky rast nuk i ngjan rastit të krizës financiare të vitit 2008 kur 400 njerëzit më të pasur të Forbes i’u deshën tre vjet për të rikuperuar humbjen e tyre nga Recensioni i Madh.

Gjetjet e Collins nxjerrin në pah një fitim nga 650 njerëz kur në të njëjtën kohë gati 7 milion amerikane rrezikojnë të humbasin vendin e punës. 

Fitime të shumta mbresëlënëse midis miliardirëve ishte Jeff Bezos që rriti pasuri e tij me 69.4 miliardë dollarë midis 17 marsit dhe 24 nëntorit 2020.

Bosi dhe njeriu më i pasur i Amazon tani ka një pasuri prej 182.4 miliardë dollarë.

Gjithashtu fitime mbresëlënës në listë u regjistrua dhe nga Tesla dhe CEO i SpaceX,Elon Musk.

Duke ilustruar hendekun e pabarazisë financiare në SHBA sot, analiza thotë se miliarderët amerikanë zotërojnë 4 trilionë dollarë, 3.5 përqind e të gjithë pasurisë në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco