Debaton me gruan e tij dhe bën 450 km në këmbë për të qetësuar nervat

Debaton me gruan e tij dhe bën 450 km në këmbë për të qetësuar nervat

10:12, 02/12/2020
A+ Aa A-

Ai ishte larguar nga shtëpia për të qetësuar zëmërimin , pas një sherri me gruan e tij.

Një shëtitje që filloi nga Como dhe përfundoi në Fano shkruajnë mediat italiane.

 Protagonisti i ngjarjes është një 48 vjeçar i cili ka përshkruar 450 kilometra në këmbë dhe është gjetur në orën 2 të mëngjesit nga policia ë po kryenin kontrolle rrugore për të për të verifikuar nëse po zbatoheshin rregullat e vendosura anti-covid.

Burri që po ecte përgjatë rrugës u dërgua në stacionin e policisë ku u zbulua se ai kishte një javë që po kërkohej nga familjarët e tij.

Kur policët e ndaluan atë në Gimarra (Fano), 48 vjeçari banues në provincën e Comos, ishte i kthjelltë dhe i mirë-orientuar por i lodhur.

Sapo mbërriti në stacionin e policisë ai i tregoi për ‘aventurën’ e tij .

’Eca në këmbë deri këtu. Nuk përdora asnjë mjet. Këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjtë rrugës më ofruan ushqim dhe ujë. Jam mirë por pak i lodhur’ është shprehur 48 vjeçari.

Ndërsa burri ishte larguar nga shtëpian, gruaja e tij kishte bërë denoncimin për zhdukjen e tij në policinë e Comos.  

E lajmëruar nga agjentët, ajo shkoi në Fano për të marrë burrin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco