Sulmi në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave, midis tyre një foshnjë

Sulmi në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave, midis tyre një foshnjë

09:36, 02/12/2020
A+ Aa A-

 

Gjermani - “Kemi arrestuar një person dhe një automjet është sekuestruar”, tha policia, duke shtuar se një i dyshuar 51-vjeçar gjerman nga zona e qytetit Trier ishte ndaluar brenda pak minutave pas incidentit dhe po merrej në pyetje, njoftoi policia.

Ndërkohë, prokurori Peter Fritzen më vonë tha në një konferencë për shtyp se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli dhe autoritetet nuk po hetonin me supozimin se incidenti kishte ndonjë motiv të frymëzuar nga militantizmi islamik, njofton Albinfo.ch.

Kryebashkiaku i Trierit Wolfram Leibe tha: “Duket se bëhet fjalë për një të dyshuar me probleme mendore, por nuk duhet të japim gjykim të parakohshëm.”

Autoritetet thanë se një vlerësim më i plotë i shëndetit të tij mendor do të ishte i nevojshëm për të përcaktuar nëse personi mund të mbahej përgjegjës penalisht.

I dyshuari kishte kaluar netët e fundit në automjet dhe nuk dukej se kishte një adresë fikse, tha zëvendës shefi i policisë së Trierit Franz-Dieter Ankner. Ai e kishte huazuar automjetin, i cili ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër.

Kryebashkiaku Leibe tha se një fëmijë nëntë muajsh ishte midis atyre që humbën jetën.

Ministri i Brendshëm i shtetit, Rhineland-Palatinate, Roger Lewentz, tha se dy gra të moshës 25 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç, të gjithë nga qyteti Trier, humbën jetën në incident. Një grua 52-vjeçare humbi jetën më vonë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco