Kushtoi 100 milionë euro/ Madridi hap spitalin Covid me 1 mijë shtretër

Kushtoi 100 milionë euro/ Madridi hap spitalin Covid me 1 mijë shtretër

21:39, 01/12/2020
A+ Aa A-

I dedikuar për pacientët e infektuar me COVID-19, autoritetet spanjolle hapën një spital që kapi shifrën e 100 milionë eurove në Madrit.

Objekti prej 80 mijë metrash katrorë u hap me vetëm njërën nga katër krahët e saj, që përmbante 240 shtretër.

Qeveria rajonale deri më tani ka regjistruar vetëm vullnetarë rreth një të gjashtën e punëtorëve të nevojshëm.

Isabel Díaz Ayuso, presidentja rajonale në Madrid, tha se spitali është i pari i këtij lloji në Evropë dhe se do të ndihmojë në lehtësimin e presionit në spitalet e tjera publike duke u përqëndruar tek pacientët COVID-19.

Kritikët thonë se shtretërit nuk janë gati për të pritur pacientë dhe projekti është i panevojshëm pasi shtrimet në spital po zvogëlohen në Spanjë.

Shkalla e infektimit 14-ditor në rajonin e Madridit ka rënë nga 500 raste plus për 100 mijë banorë në tetor në 236 të hënën, e cila është nën mesataren e vendit.

Spanja ka regjistruar 1.6 milion raste me COVID-19 dhe mbi 45 mijë viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco