Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ 4 viktima në Gjermani: Makina bënte zigzage të qëllimshme

VIDEO/ 4 viktima në Gjermani: Makina bënte zigzage të qëllimshme

20:13, 01/12/2020
A+ Aa A-

Katër persona humbën jetën në qytetin Trier të Gjermanisë, pasi një makinë nisi të përplaste këmbësorët. Ndërkohë janë plagosur 15 persona të tjerë, katër prej tyre rëndë.

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar pas ngjarjes së rëndë. Shoferi i mjetit që goditi këmbësorët duket se e ka kryer aktin qëllimisht.

Sipas drejtuesve të ministrisë së Brendshme, ‘linjat zigzage të makinës sugjerojnë se ai kishte për qëllim që të godiste njerëzit’.

Mes viktimave është një bebe 9 muajshe, dy gra dhe një burrë.

Shoferi i arrestuar është një gjerman. Policia thotë se nuk bëhet fjalë për motive politike.

Dëshmitarët thanë se makina po ecte me shpejtësi dhe po i hidhte njerëzit në ajër.

Autori nuk ka precedent kriminal dhe nuk kishte një adresë fikse. Sipas medieve, ai ishte një tip i çuditshëm që kishte nisur të jetonte në fuoristradën e tij pasi i vdiq mamaja.

Kur u arrestua, niveli i alkoolit në gjak ishte i lartë. Ai akuzohet për vrasje. Pritet që autoritetet të bëjnë një vlerësim psikiatrik për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco