Nëna burgos dhe dhunon djalin për 28 vjet, 41-vjeçari gjendet pa dhëmbë

Nëna burgos dhe dhunon djalin për 28 vjet, 41-vjeçari gjendet pa dhëmbë

18:32, 01/12/2020
A+ Aa A-

Këtë të martë, një histori tronditëse u zbulua në Stokholm të Suedisë.

Një nënë u arrestua sepse akuzohet se ka mbajtur të burgosur për 28 vjet në shtëpi djalin e saj.

Gjithçka nisi kur një i afërm i familjes dyshoi se diçka nuk shkonte mirë dhe u fut në shtëpi. Ai u përball me 41-vjeçarin, që ndodhej në një gjendje të mirë.

Pas denoncimit, autoritetet e gjetën burrin në dysheme, pa dhëmbë, plot plagë dhe në pamundësi për të folur. Ai u dërgua në spital për trajtim dhe pritet të kryejë edhe një operacion.

Nëna, megjithatë, mohon akuzat për burgim të paligjshëm dhe dëmtim të rëndë trupor të djalit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco