Ishujt Kuril/ Rusia dërgon raketat, mesazh lufte Japonisë

Ishujt Kuril/ Rusia dërgon raketat, mesazh lufte Japonisë

15:20, 01/12/2020
A+ Aa A-

Rusia i ka dhënë një mesazh të fortë Japonisë pas tensioneve në lidhje me ishujt Kuril në veri-perëndim të Paqësorit duke dërguar në zonë raketat e avancuara anti-ajrore.

Kremlini dërgoi këto ditë në këto ishuj raketat e mbrojtjes ajrore S-300, të cilat mund të godasin objektivin në një largësi prej 400 kilometrash, veprim i cili u lexua si një mesazh i drejtpërdrejt ndaj Japonisë.

Gjeneralkoloneli Gennady Zhidko, komandanti rajonal i Forcave të Mbrojtjes Ajrore, inspektoi personalisht lëshimin e raketave S-300V4 dhe vlerësoi trajnimin e operatorëve të tij për të vepruar mbi zbulimin e ndonjë shkelje të kufijve ajrorë të Federatës Ruse në Ishujt Kuril "

Lajmi vjen vetëm një javë pasi marina e vendit thuhet se kërcënoi të godiste USS 'John McCain', një shkatërrues amerikan, për të cilin thotë se u zbulua dy kilometra brenda ujërave ruse pranë brigjeve të kryeqytetit të Lindjes së Largët Vladivostok

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik aneksoi Ishujt Kuril në 1945, të cilët shtriheshin për rreth 1,300 kilometra, duke ndarë Oqeanin Paqësor të Japonisë nga Deti i Okhotsk.

Pas aneksimit, për shkak të mosmarrëveshjes mbi zonën e cila është quajtur si "Rajonet Veriore" nga Japonia, palët nuk mund të arrijnë një rezultat në negociatat e bëra midis Rusisë dhe Japonisë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco