Gjermani/ Makina përplaset me këmbësorët, policia u kërkon qytetarëve të mos i afrohen zonës

Gjermani/ Makina përplaset me këmbësorët, policia u kërkon qytetarëve të mos i afrohen zonës

14:42, 01/12/2020
A+ Aa A-

Policia thotë se disa njerëz janë plagosur pasi janë goditur nga një makinë në një zonë pedonale në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Trier shkruan në një postim në Twitter, DW.

Informacioni i parë flet për 2 të vdekur dhe shumë të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësit aktualisht po rrethojnë qendrën e qytetit Trier dhe pjesë të rrugës veriore.

Në rrugë ka shumë shërbime të urgjencës.

Gjithashtu sipas rrjetit shtetëror SWR, shoferi është arrestuar dhe makian është  konfiskuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje të qarta mbi incidentin.

 Një dëshmitar raportoi se pa makinën duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke dërrmuar dhe duke hedhur këmbësorët në ajër në zonën e përdorur tradicionalisht për tregjet e Krishtlindjeve, të anuluar këtë vit për shkak të urgjencës Covid

Policia lokale u ka  kërkuar qytetarëve të mos i afrohen zonës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco