Gjermania seleksionon grupet e para të personave që do të vaksinohen

Gjermania seleksionon grupet e para të personave që do të vaksinohen

11:51, 01/12/2020
A+ Aa A-

Ministri i shëndetësisë në Gjermani Jens Spahn tha se grupet e para që do të vaksinohen me shumë gjasa në fillimin e muajit janar do të jenë punonjësit shëndetësor si mjekët dhe infermierët por edhe të sëmurët dhe grup moshat e treta.

“Por mbetet e vërtetë, dhe ne gjithmonë kemi thënë, që muajt e ftohtë të dimrit, në të cilët kalojmë më shumë kohë brenda, do të jenë pjesa më e vështirë. Kjo vlen në të vërtetë deri në fund të dimrit, ”tha Jens Spahn për transmetuesin publik Deutschlandfunk.

Autoritetet gjermane po përgatisin qendra speciale të vaksinimit që do të jenë gati në mes të dhjetorit edhe pse një vaksinë ndoshta nuk do të jetë në dispozicion në atë kohë, shtoi Spahn.

Punonjësit shëndetësorë do të vaksinojnë njerëzit me ekipe të lëvizshme dhe në qendrat e vaksinimit pasi që një kandidat i zhvilluar nga Biontech dhe Pfizer duhet të ruhet në -70 gradë Celsius, tha Spah

Spahn muajin e kaluar tha se ai pret që Gjermania do të marrë deri në 100 milion doza të vaksinës Biontech-Pfize.

 Një ditë më parë Gjermania regjistroi rreth 13 604 të infektuar duke e çuar numrin në 1 milionë të prekur ndërsa numri I viktimave ka arritur në 16 636 viktima.

 “Nuk jam aspak i kënaqur. Numrat duhet të ulen. Nuk ka dyshim për këtë, ”tha Spahn, duke u kërkuar gjermanëve që të ulnin më tej kontaktet e tyre për të frenuar përhapjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco