Aksion i madh në Itali, arrestohen 28 pjesëtarë të dyshuar të ‘Camorra’-s

Aksion i madh në Itali, arrestohen 28 pjesëtarë të dyshuar të ‘Camorra’-s

11:46, 01/12/2020
A+ Aa A-

Policia italiane arrestoi të paktën 28 persona, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të njohur mafioz ”Camorra”.

Të arrestuarit besohet se merreshin me trafikimin e drogës, zhvatje, armëmbajtje pa leje, plagosje, vrasje në tentativë dhe vjedhje të sendeve me vlerë përmes medodave mafioze.

Midis të arrestuarve ishte edhe Michele Senese, që besohet të jetë kreu i klanit ”Camorra” dhe një karteli droge që vepronte në Romë.

Në këtë grup ka marrë pjesë dikur edhe Fabrizio Piscitelli, i njohur si ”Diaboliku”, i vrarë në Romë në vitin 2009.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco