Edhe Pfizer aplikon për vaksinën, shpërndarja nis sivjet

Edhe Pfizer aplikon për vaksinën, shpërndarja nis sivjet

11:08, 01/12/2020
A+ Aa A-

Biontech dhe Pfizer kanë aplikuar për të marrë miratimin për përdorimin e vaksinës së tyre.

Aplikimi është bërë pranë Agjencisë Europiane Mjekësore, raporton BILD.

Presidenti i Pfizer, Albert Bourla tha se ky është një hap i rëndësishëm për të luftuar këtë krizë serioze.

Sipas një deklarate të shpërndarë për mediat, shpërndarja e vaksinës në Europë do të nisë sivjet.

Aplikimi për përdorim në SHBA është bërë më herët.

Kompania shpreson të ndërtojë një rrjet global të shpërndarjes së vaksinës.

Kjo vaksinë ofron 95 përqind mbrojtje dhe shumë pak efekte anësore. Mbrojtja është e lartë mbi 94 përqind edhe për të moshuarit.

Ndërkohë sfidë mbetet shpërndarja. Në Gjermani thuhet se vaksina do të shpërndahet me kushte të forta sigurie njësoj si makinat e parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco