‘Ishim në dijeni për atentatin, por…’/ Inteligjenca iraniane tregon si u vra kryeshkencëtari bërthamor

‘Ishim në dijeni për atentatin, por…’/ Inteligjenca iraniane tregon si u vra kryeshkencëtari bërthamor

17:45, 30/11/2020
A+ Aa A-

‘Izraeli dhe një grup opozitar i mërguar përdorën një armë të kontrolluar nga distanca për të vrarë shkencëtarin e lartë bërthamor Mohsen Fakhrizadeh të premten’, thane zyrtarët iranian.

Shefi i sigurisë Ali Shamkhani , në një fjalim në varrimin e Fakhrizadeh në Teheran, tha se sulmuesit “përdorën pajisje elektronike” dhe nuk ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ai nuk dha detaje të tjera.

Ministria i Mbrojtjes iraniane fillimisht njoftoi se Fakhrizadeh u qëllua kur disa persona të armatosur shënjestruan makinën e tij. Izraeli nuk i ka komentuar pretendimet.

Fakhrizadeh luajti një rol vendimtar në programin bërthamor të Iranit në fillim të viteve 2000 dhe kohët e fundit ishte akuzuar nga Izraeli për vazhdimin e ndihmës në zhvillimin e fshehtë të një arme bërthamore. Irani këmbëngul që aktivitetet e tij bërthamore janë plotësisht paqësore.

Ceremonia e varrimit për Mohsen Fakhrizadeh u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes në Teheran. Eshtrat e tij u transferuan më pas në një varrezë në veri të kryeqytetit.

Televizioni shtetëror iranian tregoi arkivolin e zhveshur nga flamuri duke u mbajtur nga trupat dhe zyrtarë të lartë – përfshirë Ministrin e Inteligjencës Mahmoud Alavi, komandantin e Gardës Revolucionare Gjeneral Husein Salami dhe shefin bërthamor Ali Akbar Salehi.

Admirali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, i tha ceremonisë se shërbimet e inteligjencës dhe të sigurisë iraniane kishin qenë në dijeni të një komploti për të vrarë Fakhrizadeh, dhe se ata madje kishin parashikuar se ku mund të ndodhte sulmi.

“U bënë përmirësime të nevojshme për sigurinë e tij, por armiku përdori metoda krejtësisht të reja, profesionale dhe të veçanta dhe, për fat të keq, ato ishin të suksesshme,” tha ai.

Ai shtoi: “Ishte një mision shumë kompleks duke përdorur pajisje elektronike. Askush nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.”

Admirali tha se kishte “disa të dhëna” në lidhje me identitetin e autorëve, por që anëtarët e Mojahedin-e Khalq (MKO), një grup opozitar iranian i mërguar, që kundërshton sundimin klerikal, ishin “me siguri” të përfshirë, së bashku me “regjimin Sionist dhe Mossad”, një referencë ndaj Izraelit dhe agjencisë së tij të inteligjencës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco