Protestat pezullojnë ligjin për sigurinë/ Franca rishikon amendimet e kundërshtuara

Protestat pezullojnë ligjin për sigurinë/ Franca rishikon amendimet e kundërshtuara

17:39, 30/11/2020
A+ Aa A-

Pas protestave që kanë përfshirë të gjithë vendin, mazhoranca qeverisëse franceze ka vendosur të pezullojë dhe të rishkruajë një pjesë të ligjit të ri të diskutueshëm të sigurisë.

Grupet parlamentare që përfaqësojnë lëvizjen LREM (La Republique en Marche) të presidentit Emmanuel Macron, njoftuan lajmin.

Sipas nenit 24, të ligjit të sigurisë globale, filmimi dhe identifikimi i oficerëve të policisë në internet përbënte shkelje, nëse ka qëllim të dëmtojë.

Qeveria do të propozojë “një rishkrim të plotë të ri” të artikullit të kontestuar, tha udhëheqësi parlamentar i LREM Christophe Castaner në një konferencë shtypi të hënën.

“Ne e dimë që dyshimet vazhdojnë ende dhe duhet t’i heqim këto dyshime, sepse kur një keqkuptim i tillë vijon mbi një temë kaq themelore, ne kemi për detyrë ta vëmë veten në pikëpyetje kolektive”, tha Castaner.

Ligji i diskutueshëm është në fokus të mprehtë, sidomos gjatë javës së kaluar pas ngjarjeve në Paris, që nënvizojnë sjelljen e policisë.

Oficerët u kapën në kamera duke rrahur një producent muzikor me ngjyrë, pamjet e së cilës u ngarkuan në internet dhe provokuan një skandal kombëtar, ndërsa janë akuzuar katër oficerë.

Në fillim të javës së kaluar, policia u kritikua gjithashtu për pastrimin e një kampi emigrantësh në Paris, mes skenave kaotike dhe dhunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco